Sekretet dhe çelësat e duasë

1 of
Published on Video
Go to video
Download PDF version
Download PDF version
Embed video
Share video
Ask about this video

Page 1 (0s)

Sekretet dhe çelësat e duasë. Albana Lushtaku-Broja.

Page 2 (9s)

Mësoni adhurimin e duasë dhe njihni rregullat , etikën dhe kohët e përgjigjes së saj . Lutu për mirësinë e dunjasë dhe ahiretit . Lute Zotin me dua madhështore . Mos harroni t'i kërkoni Zotit që t'ju jap bereqet në kohën tuaj . #përkthim.

Page 3 (25s)

abstract. Duaja e par ë q ë ma ka m ë suar Nana, pas shahadetit , Allahu e shp ër bleft ë me Xhenet ! "Rabbi jessir . Ve la tuassir . Rabbi temmim bil-hajr . Amin!".

Page 4 (45s)

Duaja ... Dera e vetme në të cilën , ai që troket do të fitojë gjithsesi ..

Page 5 (59s)

Duaja është prej ilaçeve më të dobishme . Ajo parandalon fatkeqësitë , i mënjanon dhe i lehtëson në rast se ato ndodhin . Duaja është arma e besimtarit . ( Sëmundja dhe ilaqi fq.11).

Page 6 (1m 12s)

Arma e parë shkatërruese e përdorur në sipërfaqen e tokës ishte duaja , veçanërisht ditën kur Nuhu, alejhi selam , ngriti duart drejt qiellit dhe tha : رَّبِّ لَا تَذَرْ عَلَى الْأَرْضِ مِنَ الْكَافِرِينَ دَيَّارًا "O Zoti im , mos lë mbi tokë asnjë nga jobesimtarët " (Nuh:26) Kujdes nga ata për të cilët nuk ka strehim përveç Zotit , dhe ata nuk kanë asgjë tjetër pos lutjes si armë ..

Page 7 (1m 35s)

T'asht ngushtue gjoksi Nga hallet e dunjasë Lutu T'asht ngushtue e aq fort t'asht ngushtue Lutu e Ban dua E pastaj duaja t'asht dashunue Kshtu që u ba lutje Ditë e natë . Lutu për gjithçka Se të vjen gjithçka . Fjalë fort t'lehta prej nji zemre t'sinqertë Si e juaja Ndryshoni me dua rrugt e jetës suaj ! @Alb.

Page 8 (1m 52s)

Bëhu i sinqertë në lutjen tënde drejtuar Allahut të Lartësuar dhe mos lut askënd përveç Tij , ngase duaja është adhurim ( ibadet ), madje ndër ibadetet më të rëndësishme dhe më të vlefshme , sepse Allahu i Lartësuar pranon vetëm atë që është e sinqertë për Të . Ai thotë : “ Dhe ( mua më shpallet ) se vërtet xhamitë janë veçantë për ta adhuruar Allahun , e mos adhuroni në to askënd tjetër me Allahun !” (Xhin:18).

Page 9 (2m 13s)

" Labirinthet e jetës janë të shumta Ndërsa dalja nga to është duaja ! ”.

Page 10 (2m 29s)

Duaja .. E lehtëson barrën e shqetësimit e cila rëndon shumë në shpirt ! Duaja e thënë nga zemra e sinqertë është ajo që i flakëron të gjitha gjithësitë dhe është më e shpejtë sesa shpejtësia e dritës ..

Page 11 (2m 43s)

Ebu Dherri ka thënë : “E mira i mjafton duasë ( lutjes ) aq sa i mjafton kripa ushqimit .” Kur robi frymëzohet për dua kjo tregon se atij i është bërë gati përgjigja . Zoti juaj ka thënë : “ Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem ...” ( Gafir : 60).

Page 12 (3m 6s)

Trokite çdo derë tri herë .. nëse të ipet leje hyn .. e nëse jo kthehu ! Përveç derës së DUASË rrekju dhe vazhdo me përgjërim derisa të hapet ..

Page 13 (3m 38s)

Gjuaj shigjetën e durimit në çdo fatkeqësi Drejtoju Zotit të Arshit me dua Hudhi në erë bjeshkët e pikëllimit Nuk zhgënjehet ai që e synon cakun . @Alb.

Page 14 (3m 50s)

Thotë Allahu azze we xhel : ﴿ ادْعُونِي أَسْتَجِب لَكُم ﴾ “ Më thirrni Mua ( më adhuroni ), Unë do t’ju përgjigjem ( shpërblejë )" (sure Gafir:60) Nuk na caktoi llojin e duasë e as madhësinë e kërkesës .. vetëm lutjuni dhe jini të bindur se Allahu do t'ju përgjigjjet !.

Page 15 (4m 7s)

Dhikër do të thotë "Ta lavdërosh dhe ta madhërosh Allahun , ndërsa Dua do të thotë " Të kërkosh ndihmë . “ Dhikri është më i mirë se duaja ! (Ibn Kajjimi ).

Page 16 (4m 20s)

Dashuri është : Më jep një Kuran dhe le ta lexojmë së bashku . Më zgjo nga gjumi dhe më thuaj : Mos e humb namazin , më ndihmo të bëj mirë , më fol për Xhenetin , më këshillo se si të punoj për Ahiret , dhe më e rëndësishmja : Përmende emrin tim edhe në qoftë në fund të duasë , nëse vërtet më doni ! Me pak fjalë ... Dashuria është : Më merr në Xhenet #përkthim.

Page 17 (4m 42s)

Vazhdimësia e duasë në sexhde bën çudi.Peshoret luhaten , gjendjet ndryshojnë . Këmbëngulja e përgjërimit në sexhde sjell durim , kënaqësi dhe lehtësim . Këmbëngulja e përgjërimit në sexhde shëron , mjafton dhe pasuron . Ajo të kënaq , siguron , ndihmon . #përkthim.

Page 18 (4m 58s)

Pesë namazet ditore : - Farz ( të obligueshme ) (17 rekate ) - Namazet e suneteve : (12 rekate ) - Namazi i natës : (11 rekate ) Gjithsejt : (40 rekate ) Në to (80 sexhde ) Në hadith: " Robi është më afër Zotit të tij kur është në sexhde , andaj shtojini lutjet ."( Muslimi /1083) - Pra , çfarë mendoni për dikë që troket në derë (80 herë ) çdo ditë e çdo natë ?! Sa e afërt është përgjigjja dhe pranimi i duasë së këtij robi .. A mendon se Allahu do ta zhgënjej një rob të tillë ??! #përkthim @Alb.

Page 19 (5m 41s)

abstract. Në sexhde , mos hesht nga emocionet e zemrës sate! Kënaqe shpirtin tënd të etur deri sa të mjaftohesh ..

Page 20 (6m 1s)

Një dëgjues thërret në telefon Shejh Salih El Megamisi dhe i thotë : - Shejh desha të të kërkoj që të bësh dua për mua të më forcoj Allahu në mësimin përmendësh të Kuranit ! Shejhu e pyet : -A e ke nënën gjallë ? Dëgjuesi :- Po,shejh Nanën e kam gjallë ! Atëherë shejhu i thotë : - Kërko nga nëna yte të bëj dua për ty sepse duaja e nënës për fëmijën e saj është më afër pranimit .. Përkthim @ALB.

Page 21 (6m 23s)

Lutja ( duaja ) mes bashkëshortëve , është sekret i mahnitshëm dhe balsam ​​ qetësues që i bënë marrëdhëniet martesore më të mira dhe më të afërta . #përkthim.

Page 22 (6m 35s)

Duaja më e vlefshme ... duaja e fshehtë .... " Lutjuni Zotit tuaj përulshëm dhe ngadalë ! "(Araf:55).

Page 23 (6m 45s)

Dyshimi më i madh që hedh shejtani në shpirtin e lutësit është se lutja e tij nuk ka efekt . Nëse lutësi nuk e sheh efektin e saj së shpejti , ai largohet nga lutja , edhe pse përgjigjja e lutjes është e sigurt . Lutja : ose është një shpërblim i deponuar ose largim i një fatkeqësie që është në proporcion me të , ose arritje e një kërkese së shpejtë . Është e pashmangshme njëra prej këtyre triave , por njerëzit e kanë kufizuar përgjigjen e duasë në arritjen e përgjigjjes së shpejtë . prof.dr.Sulejman Nexhrani #përkthim.

Page 24 (7m 10s)

Lutja është forcë , përgjërimi është strehë . Sigurohuni që kur Zoti është streha e parë për ju në gjithçka , në çdo vështirësi , në çdo fatkeqësi , përgjigjja vjen e ndryshme , krejtësisht e ndryshme , vjen shëruese dhe e mjaftueshme .. Lutja është forca që ka ushtari i pamposhtur , lutja është kala e pathyeshme ! #përkthim.

Page 25 (7m 27s)

Shpresa i bën ëndrrat më të bukura . Duaja i bën të realizuara ..

Page 26 (7m 41s)

A do ngjiten të gjitha lutjet tona drejt qiellit me të njëjtën forcë ? JO. A ndryshojnë lutjet e një personi nga një person? PO O Allah bëji lutjet tona aq të forta sa të na i fshijnë mëkatet e mëdha , madje të na i fshijnë të gjitha mëkatet !.

Page 27 (7m 57s)

Duaja ( lutja ) është e domosdoshme ... Ndërsa si është përgjigja dhe kur .. këtë nuk e di askush pos Allahut !.

Page 28 (8m 8s)

Ngri duart, pastroje zemrën me lutje kush mund të zhgënjehet nga shpresa dhe lutja Se lutja është adhurim, është afrim te Zoti, është sukses, është lidhja që forcohet mes robit dhe Zotit të vet Mëso njeriun të lutet gjatë gjithë jetës së tij, të lutet gjatë qëndrimit dhe gjatë udhëtimeve të tij, në fillim dhe në fund të ditës, para edhe pas ushqimit, para gjumit dhe pas zgjimit. Lutjet të japin sukses, mprehtësi, sinqeritet, kënaqësi dhe nderim Lutjet të japin rehati, lumturi, gëzim edhe ngazëllim, Në lutje tregon gjithçka që të trazon në gjoks, kërkon mbrojtje dhe ruajtje, kërkon nga Krijuesi mëshirë dhe falje, Për lutjen kanë nevojë të gjithë: i drejti dhe i sëmuri, i pasuri dhe i varfëri, i madhi e i vogli, i riu dhe plaku Lutja përmban të mirat e kësaj bote dhe ahiretit, përmban bekime, përmban mirësi, përmban prehje, përmban lehtësim dhe siguri. P ërkthim @Alb.

Page 29 (8m 49s)

Duaja më e shpeshtë e Omer ibn Hattabit , Allahu qoftë i kënaqur prej tij , ishte : “O Allah veprën time bëre çdoherë të jetë e mirë , bëre atë të jetë e sinqertë për fytyrën Tënde , e mos e bëjë të jetë për dikë tjetër pos Teje .”.

Page 30 (9m 9s)

Duaja me rastin e përfundimit të tubimit Subhaneke All- llahumme ve biham -dike, Eshhedu en la Ilahe il-la Ente estagfiruke ve etubu ilejke . I Lartësuar qofsh , o Zoti im , Ty të takon falënderimi ; dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje ; kërkoj faljen Tënde dhe te Ti pendohem ..